Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, jep informacion lidhur me kushtet e vizës.
Deklarohet se është shumë e rëndësishme që t’iu përmbahet kushteve të vizës.
“Nëse ju i thoni oficerit konsullor që do të qëndroni për dy javë në SHBA, ju nuk mund të qëndroni gjashtë muaj”, thuhet në sqarim.
Më tej shtohet se në pikën e hyrjes në SHBA, oficeri i imigracionit do të shënojë në pasaportën se sa kohë mund të qëndroni dhe paralajmëron, “Sigurohuni të mos e tejkaloni! Pyet Anën”.
Me anë të një skice improvizohet një bisedë me pyetje-përgjigje.
“Anna ne kemi viza turistike. Sa kohë mund të qëndrojmë në Amerikë tek vajza jonë?”, është pyetja.
Ndërsa si përgjigje kthehet, “Kjo varet nga oficeri i imigracionit, në pikën e hyrjes. Kontrolloni pasaportat tuaja kur të mbërrini”.
/a.r