Këngëtari dhe ish-deputeti Labinot Tahiri iu është drejtuar qytetarëve në një video live në llogarinë e tij në Facebook.
Labinot Tahiri këtë video e ka bërë për të folur rreth aderimit të tij në AAK dhe rreth çështjeve politike.
Por, Tahiri është ndarë i pakënaqur me disa komentues dhe kritikues të tij, e madje iu është drejtuar me ton ofendues e kërcënues.
“Kush më shan e ka të sharë, jo veç sot, po prej që kam hy në politikë. Kështu që kujdes, se edhe unë kam gjak shqiptari”, tha Tahiri në videon e tij LIVE në Facebook.
Ai më tutje është shprehur se ka lidhje me politikën dhe ka treguar që dikur i ka sharë edhe nëpër komente.
“Keni thanë që skam lidhje në politikë, por do ta shihni se kam lidhje shumë me politikë. Dikur kam sha edhe nëpër komente, por tani nuk shajë më, se e kam pa që keni të drejtë edhe ju me folë”.
“Jeni me fat që ka shumë vajza e zonja këtu se pasha besën e Zotit kurrë nuk kishit ditë me sha”, ka vazhduar Tahiri.
/a.r