Një zjarr ka rënë këtë mesditë në Delvinë.
Zjarri ka alarmuar banorët, pasi është shumë pranë puseve të naftës.
Ndërkohë, forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarja dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, për të shmangur përhapjen e tyre.
Për shuarjen e flakëve janë angazhuar forcat zjarrfikëse të bashkisë Finiq, Sarandë, Delvinë dhe Gjirokastër, ndërsa flakët janë ende jashtë kontrollit.
Terreni i vështire e bën gati të pamundur ndërhyrjen e zjarrfikësve, ndërsa pylli i dendur favorizon zjarrin.
Deri më tani janë djegur disa hektarë pyll dhe ullishte.
Nuk dihen ende shkaqet e këtij zjarri, por pritet që në vijim të zbardhen detaje.
g.kosovari