Humbja në ndeshjen e parë ndaj Udineses me rezultatin 1-0 ka bërë që drejtuesit e Milan-it të futen sërish në merkato. Lajmi i fundit që vjen nga Gazzetta dello Sport bën me dije se Angel Correa do të firmosë shumë shpejt me kuqezinjtë.
Bisedimet mes italianëve, lojtarit dhe Atletico Madrid-it kanë zgjatur prej javësh dhe tashmë gjithçka është e kryer. Argjentinasi shumë shpejt pritet të udhëtojë drejt Milanos dhe do të prezantohet.
Marrëveshja është mbyllur për 35 milionë + 5 milionë euro bonuse. Ky transferim e lejon Atleticon që të mbledhë fondet e mjaftueshme për të blerë Rodrigon nga Valencia. Më në fund, Milani godet në merkato!
g.kosovari