Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka reaguar në lidhje me një deklaratë të nënkryetarit të PD-së, Edi Paloka, i cili ka thënë se kryeministri Edi Rama paguan për të përçarë opozitën.
Në një postim në rrjetet sociale, Kulluri bën një thirrje të fortë për demokratët, që të shpëtojnë partinë.
“Kur te akuzon se “Rama paguan për të përçarë opozitën” Zhuljeta e 17 majit, e kupton që ke të drejtë plotesisht për të shkulur nga rrënjet servilizmin, konformizmin dhe imoralitetin nga politika!
Demokrat, shpëto partinë tënde, shpëto Shqipërinë!”-shkruan Kulluri në postimin e tij.