Afati i aplikimeve për t’u marrë detyrën si Drejtor Burgjesh është shtyrë. Vendimi për të shtyrë afatin e këtyre aplikimeve është marrë nga Drejtori i Burgjeve dhe Ministria e Drejtësisë. Ndërkohë njoftohen të gjithë ata që dëshirojnë që të konkurrojnë për këtë post se data e fundit e aplikimeve është 30 gushti.
Afati i fundit për këto aplikime ishte parashikuar të përfundonte më 26 gusht. Report Tv mëson se deri më tani kanë aplikuar 30 persona për të marrë postin si Drejtor në burgje. Po ashtu në muajin shtator pritet të ndërrohen të gjithë drejtuesit e burgjeve,
” Personat e interesuar për të aplikuar për pozicionet Drejtor në IEVP, njoftohen për shtyrjen e afatit të dorëzimit të aplikimeve deri në datën 30.8.2019.
Aplikimi dhe dorëzimi i dokumenteve mund të bëhet nëpërmjet postës eletronike in**@dr*******.alose dorazi brenda kësaj date, në Ministrinë e Drejtësisë.
Aplikimet e doprëzuara deri më tani, në dy mënyrat e mësipërme, janë të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim pas datës 30.8.2019.” thuhet në njoftimin për shtyrjen e afateve të aplikimit.
g.kosovari