Monika Kryemadhi është shfaqur në public, pasi ishte zhdukur për ditë të tëra, por fillimisht ka folur per kohen kur u anetaresua te PS, duke evokuar ate kohe qe rezultoi e suksesshme per te.
Ajo ka qenë prezente në kampin e LRI-së në Jalë.
“Unë gjithmonë kam qenë organizatore kampit. LSI është shtuar këtë vit vetëm me vajza dhe është një gjë emirë se thonë që është bereqet. LSI hyri si një forcë politike që theu monopolin e dy partive të mëdha. Le të jetë kjo javë e kampit të Jalës java e hapjes së aktiviteteve për 15 vjetorin e LSI sepse me 16 shtator LSI bëhet 15 vjeç.
Historiku i LSI është një histori e cila shumë prej nesh kanë kaluar vitet më të bukura të jetës, kemi kaluar momentet tona më të rëndësishme, por kemi kaluar edhe sfidat më të vështira. Sfidat janë ato që të rrisin e të forcojnë për të ecur përpara. Jemi rrëzuar e jemi ngritur. Mos i merrni shumë seriozisht lojërat politike që bëjmë ne këtu. Mos i shihni për të qenë lider menjëherë, lider është ai që fal dashuri për grupin.
Këto ditë kanë qenë ditë të vështira për LSI, për PD, për opozitën, për qeverinë, institucionet. Por ta dini se më shumë po vuajnë shqiptarët. Ne dhe ju si të rinj keni përgjegjësi për të ndryshuar gjendjen. Kjo që po bëjmë është përballë krimit të organizuar ndërkombëtar. Sigurisht që sfida është shumë e vështirë, por forca, idealizmi juaj është shumë më i fortë sesa makutëria e qeverisjes sonë”, tha Kryemadhi.