Amazona prej disa ditësh është duke u djegur, çka ka alarmuar krejt botën. Kjo, për shkakun se Amazona konsiderohet si mushkëria e botës dhe shkatërrimi i saj do të sillte pasoja të tmerrshme në ndryshimet klimaterike.
Brazili ka dërguar edhe ushtrinë për shuarjen e flakëve, ndërsa zjarret në Amazona u kthyen në temë diskutimi edhe në takimin e G7, me kërkesë të Emanuel Macron.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha të dielën se liderët e këtij grupi janë afër arritjes së marrëveshjes për ofrim të ndihmës teknike dhe financiare për vendet e prekura nga zjarret e Amazonës, shkruan “The Guardian”.
Biznesmenë dhe artisë të ndryshëm ndërkohë, kanë vënë në dispozicion shuma të ndryshme për fikjen e zjarreve.
Vetëm aktori Leonardo Di Caprio, dhuroi 5 milionë dollarë.
g.kosovari