Pas më shumë se 15 orësh policia ka arritur që të gjejë turistët hungarezë që humbën mbrëmjen e së dielës në Karaburun.
Çifti i turistëve nga Hungaria, i moshës 35-40 vjeç i kërkuan ndihmë policisë përmes telefonit, i cili më pas rezultoi i fikur.
Pas kësaj ata duke mos e gjetur dotë rugën e kthimit për shkak të errësirës dhe tërrenit të vështirë, kishin vendosur që të ngrinin çadrën e kampingut dhe të kalonin natën aty.
Por zona që kishin zgjedhur rezultoi një pikë pa mbulim nga valët telefonike ç’ka e ka bërë të pamundur kontaktimin me policinë.
Vetëm gjatë mëngjesit të sotëm, policia ka mundur të lokalizojë dhe më pas të gjejë dy turistët hungarez në një zonë të Karaburunit.
Hungarezët makinën e tyre e kishin lënë të parkuar pranë një lokali në zonën ku më pas humbën. Kjo ka bërë që policia të ngushtojë rrethin e kërkimeve dhe në këtë mënyrë ka gjetur pas 15-orësh turistët.
Për gjetjen e tyre Policia e Vlorës ngriti grupe kërkimi nga Drejtoria Vendore e Policisë, Policia Kufitare nëpërmjet mjeteve lundruese dhe Repartit Delta.
g.kosovari