Një grua është akuzuar se ka vrarë vajzën e saj, 3-vjeçare, pasi humbi ndaj ish-partnerit, në “betejën” për kujdestarinë e saj.
Vogëlushja Isla Gurney, u gjet e vdekur në shtratin e saj, në një pronë në Australi.
Nëna e saj, Tamara, 40 vjeçe u gjet në një dhomë tjetër të shtëpisë, në një gjendje shoku, pas një mbidoze droge.
Policia po heton nëse vdekja e Islës së vogël ishte e lidhur me vendimin e betejës për kujdestarinë.
Mediat raportojnë 40-vjeçarja nuk e përballoi dot, pasi zbuloi se Isla së shpejti do të largohej për të jetuar me babanë e saj biologjik Nathan Katterns, i cili mori kujdestarinë e plotë.
g.kosovari