Një mjet tip Audi me targa AA 444 MI është përplasur me shtyllën në rrugën Çelidrad në Fier dhe për pasojë është përmbysur në kanal.
Dyshohet se shkak për këtë është bërë shpejtësia e madhe me të cilën po lëvizte drejtuesi i mjetit i cili për fat të mirë nuk ka pësuar dëmtime të rënda.
Mësohet se policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e plota të saj, si dhe për të shmangur trafikun e automjeteve që mund të krijohet në këtë aks rrugor.
g.kosovari