Një bankë e nivelit të dytë ka rënë pre e një grabitje gjatë natës.
Persona ende të pa identifikuar kanë arritur të hyjnë brenda bankës duke shpërthyer derën me eksploziv.
Burimet nga policia bëjnë me dije se në këtë bankë grabitësit kanë marrë një shumë prej 1 milion lekësh.
Banka e nivelit të dytë që është grabitur ndodhet në lagjen Nr.5 të Kavajës, afër tregut bujqësor. Grabitja ka ndodhur rreth orës 03:30 të mëngjesit dhe lënda plasëse është vënë nga muri i pasëm i bankës, shkruan shqiptarja.com.
Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për identifikimin e autorëve, administrimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit për zbardhjen e ngjarjes.
Policia ka shoqëruar disa persona për ti marrë në pyetje dhe vijon puna për shoqërimin e personave të tjerë të dyshuar në lidhje me këtë ngjarje.
g.kosovari