Gjatë 24-orëve të fundit policia e Sarandës ka vënë në pranga 5 persona për vepra penale të ndryshme. Konkretisht në Himarë janë arrestuar tre persona të cilët akuzohen për ‘vjedhje në bashkëpunim’. Ata janë, P. Xh., 23 vjeç, K. Xh., 21 vje, D. H., 31 vjeç, të tre banues në Dhërmi. Këta tre persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në lokalin e V.C në Dhërmi, kanë vjedhur një sasi parash prej 50.000 lekë të rinj.
Ndërkohë një tjetër person është arrestuar në Sarandë i cili akuzohet për “Vjedhje me dhunë”, “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. I arrestuari është P. S., 18 vjeç, banues në Ksamil.
Arrestimi i tij u bë pasi 18-vjeçari bashkë me shokun e tij dyshohet se kanë kanosur me thikë shtetasin D. P., për motive të dobëta, duke i marrë këtij të fundit 2500 lekë të rinj. Në momentin e kapjes në flagrancë, 18 vjeçarit iu gjet në trup një sasi e vogël lënde narkotike kanabis sativa dhe një dorezë metalike prej hekuri.
Po ashtu në Sarandë është arrestuar edhe një 39-vjeçar E.G, i cili akuzohet për vjedhje. Arrestimi i tij u bë pasi 39-vjeçari dyshohet se në një supermarket në lagjen nr.4 Sarandë, ka vjedhur një kompresor ajri me vlerë 20.000 lekë të rinj. /l.m