Një peshkaqen i frikshëm është kapur nga peshkatarët në afërsi të ishullit të Sazanit.
Peshkaqenët po shfaqen vazhdimit në ujërat shqiptare. Së fundmi peshkatarët arritën të kapnin një peshkaqen me përmasa të mëdha në afërsi të ishullit të Sazanit.
Sipas peshkatarëve, peshkaqeni peshon plot 200 kg dhe ka gjatësi 3.3 metra.
Pavarësisht se notojnë në ujërat oqeanikë, disa peshkaqenë shtegtarë futen dhe në ujërat e Mesdheut.
Kjo është hera e dytë që një peshkaqen kapet në brigjet shqiptare brenda më pak se dy javësh.
Më 13 gusht, një peshkaqen i vogël është kapur në plazhin e Radhimës. Edhe pse ishte vetëm 1,5 metra i gjatë, ai ka shkaktuar panik te pushuesit.
g.kosovari