Nje aksident ka ndodhur para pak minutash ne superstraden Lezhe-Lac, prane Fushe Milotit.
Nga informacionet paraprake bëhet me dijeni se janë përplasur dy automjete dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona, burrë e grua, të cilët janë nisur drejt Spitalit Ushtarak në gjendje të rëndë.
Menjëherë në vendin e ngjarjes mbëriti policia dhe po punon për zbardhjen e rethanave të këtij aksidenti të rëndë.
Nuk dihet ende shkaku i ngjarjes, teksa policia ka nisur hetimet dhe pritet te jape te dhena shtese per aksidentin.
Sakaq, nje tjeter aksident ka ndodhur ne Mamurras ku nje automjet ka dale nga rruga dhe jane plagosur drejtuesi dhe pasagjeri.
g.kosovari