Zjarret në pyjet e Amazonës dhe Siberisë kanë arritur nivele të rrezikshme, në prag alarmi global.
Ekspertët thonë se përveç shkatërrimit të Amazonës ose “mushkërive të tokës”, grimcat e oksidit të karbonit të emetuara nga zjarret po shpërhapen drejt Hemisferës Jugore.
Kështu në shumë prej fotografive të satelitëve të NASA-s, vihet re se qielli është nxirë në shumë zona jugore të globit, ndërsa një efekt shumë negativ janë grimcat e karbonit në ajër, të cilat jetojnë gjatë duke rrezikuar seriozisht shëndetin publik.
Po ashtu tymi dhe hiri i zjarreve që kanë përfshirë Siberinë, po përhapet me shpejtësi në zona të banuara, ndërsa ndikimi po shtrihet deri në Rrethin Arktik.
Tymi dhe grimcat e oksidit të karbonit janë të dukshme për satelitët e NASA-s që fotografojnë Rrethin Polar, ndërkaq zjarret, jo vetëm po dëmtojnë pyjet dhe jetën e gjallë në Siberi, por afërsia me Arktikun ka bërë që copëza të zeza karboni të bien mbi akujt e Arktikut, duke diktuar një shkrirje më të shpejtë të tyre.
Një gropë karboni
Amazona është një gropë e madhe me karbon, nëse digjet i gjithë karboni do të shkojë në atmosferë.
Amazona përmban 90 deri në 140 miliardë tonë metrikë karbon sipas WWF, (Fondi Botëror i Jetës së Egër). Karboni i tepërt në atmosferë është një nga arsyet kryesore të ndryshimit të klimës.
Imagjinoni sikur i gjithë ky karbon të çlirohet në atmosferë. Do të ishte shkatërruese thotë ËËF.
Ajo që kemi mësuar në shkollë është: Pemët thithin karbonin dhe çlirojnë oksigjen. Amazona është e rëndësishme sepse prodhon kaq shumë oksigjen – por nëse këto pemë dhe bimësia shkatërrohet nuk do të ketë më mundësi të thithë më kaq shumë karbon dhe të prodhojë po kaq shumë oksigjen.
Përpara se të binin zjarret, shpyllëzimi dhe shndërrimi i tokës bëri që Amazon të lëshonte deri në 0.5 miliardë tonë metrikë karboni në vit, sipas ËËF. Në varësi të dëmeve që janë shkaktuar nga zjarret kjo mund të rritet duke përshpejtuar edhe ndryshimin e klimës edhe më tej.
Në thelb Amazona është një motor i madh hidrologjik
Uji çlirohet nga pemët në atmosferë dhe në oqean përmes lumejve të Amazonës.
Rrymat e oqeanit ndihmojnë në rregullimin e motit, transportimin e ujit të ngrohtë dhe reshjet nga ekuatori drejt poleve, dhe ujin e ftohtë nga polet në në zonat e tropikut. Pa këto rryma, temperaturat rajonale do të ishin shumë më ekstreme.
Përshkak të sipërfaqes së madhe ajo çliron shumë ujë përmes avullimit. Nëse ne humbim një pjesë të saj do të thotë më pak avullim cka do të thotë se kontribuon në më pak stabilizim të klimës tonë.
Në këmbim do të kemi mot me temperatura ekstreme së bashku me thatësira të mëdha dhe ndryshime në sezonalitetin në rajon, thotë WWF ( World Wildlife Fund, Fondi Botëror i Jetës së Egër)
g.kosovari