Nga fjalët tek veprat. U njoftua muaj më parë dhe tani, Sllovenia ka filluar të shtrijë kilometra të rinj me tela me gjemba në kufirin me Kroacinë, për të përballuar rritjen e fluksit të emigrantëve në disa seksione të kufirit.
Sipas një autoriteti lokal, brenda javëve të ardhshme do të vendosen së paku katër kilometra shtesë tela me gjemba, veçanërisht në zonat afër lumit Kupa midis qyteteve Vinica dhe Zunica.
Kryetari i komunës së Crnomlje, Andrej Kavsek, tHa se gardhi është me siguri një mjet për të ndihmuar policinë të ndalojë ata që përpiqen të kalojnë kufijtë në mënyrë të paligjshme.
“Ne nuk mund t’i ndalojmë të gjithë, ne nuk mund të mbyllim përgjithmonë kufirin dhe të ndalojmë fluksin e migrantëve, por situata do të përmirësohet me këtë gardh, do të instalohen kamerat e sigurisë, dronët
dhe pajisjet e tjera teknike të dobishme”.
Aktualisht, sipas të dhënave të publikuara nga shtypi slloven, do të ketë 179 kilometra “pengesa teknike të përkohshme” përgjatë kufirit Slloveni-Kroat, nga të cilat 116 km me tela me gjemba dhe 63 me panele. /l.m