“Cosa nostra alle mandorle”, “mafiosi al pistacchio”, “fan dei mafiozi”, në pamje të parë këto emra të kujtojnë historitë famëkeqe të mafies siciliane. Por një tregar ëmbëlsirash ka vendosur të përdor emrat e familjeve dhe kapove të mafias të shekullit të kaluar, duke ua vendosur si emra ëmbëlsirave që prodhon në pastiçerinë e tij. Pronari i pastiçerisë “Roberto il re dei cannoli” në Itali, ka zgjedhur një mënyrë origjinale për të fituar më shumë para, duke u vendosur ëmbëlsirave emrat e mafias, gjë që ka tërhequr vëmendjen e komunitetit të Taorminas në Siçili.
Ky veprim i pronarit të pastiçerisë nuk është pritur mirë nga banorët dhe studentët e Palermos, qytetit me histori të hidhur të ekzekutimeve mafioze. Një grup studentësh kanë reaguar dhe i kanë kërkuar kryetarit të bashkisë që të marrë masa ndaj pastiçerisë, në mënyrë që të mos përdor emra familjesh mafioze për ëmbëlsirat. Mafia ka shkaktuar dhe vazhdon të shkaktojë shumë viktima në Palermo dhe qytete të tjera të Siçilisë.
Kryetari i komunës së Palermos ka reaguar duke u shprehur se “do t`i telefonojmë tregarit dhe t`i kërkojmë të heq emrat e ëmbëlsirave”, është shprehur Mario Bolognari. “Nuk më pëlqen ky lloj mesazhi në vitrinat e dyqaneve dhe nuk duhet të përdoret në Taormina. Tani Departamenti i Tregtisë do të bëj të gjitha hapat e nevojshme për të mos lejuar që kjo gjë të përsëritet”, ka shtuar ai.
Por pas këtyre deklaratave të kryetarit të bashkisë, ka ardhur dhe reagimi i pronarit. “Emrat nuk janë vendosur për të lavdëruar mafian”, ka thënë Roberto për ANsa. “Nëse shikoni rreth Taorminas, dyqanet dhe klubet janë plot me sende që mbajnë emra të mafias. Nëse kryetari i bashkisë dëshiron të heq emrat e ëmbëslirave, ai duhet të vijë këtu në dyqan dhe t`i shpjegojmë zgjedhjes sonë. Ne nuk kemi nevojë të përdorim mafian për të shitur produktet tona”, ka thën pastiçeri italian. (realstory)/ l.m