Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare. Një 53-vjeçar u gjet i pajetë nga bashkëshortja e tij. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Castelfidardo të Italisë. Shqiptari doli nga banesa dhe do të shkonte të takonte një mikun e tij në shtëpinë e këtij të fundit.
E shqetësuar që bashkëshorti nuk po kthehej pas disa orësh, gruaja shkoi vetë ta kërkonte. Ajo mbeti e shokuar kur gjeti burrin të shtrirë në oborrin e shtëpisë së mikut të tij. Gruaja lajmëroi menjëherë urgjencën, por pavarësisht ndihmës që iu dha, 53-vjeçari kishte ndërruar jetë. Shkaqet e vdekjes së tij janë të paqarta.
Mediat italiane raportojnë se në shtëpinë ku 53-vjeçari kishte shkuar, nuk kishte asnjë njeri. Policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve. Identiteti i shqiptarit që humbi jetën nuk bëhet i ditur.
/a.r