Policia ka qëlluar me snajper dhe e ka neutralizuar personin që mbajti peng për orë të tëra autobusin me pasagjerë në Rio de Janeiro.
Shënjestra ka qenë aq e saktë, saqë raportohet se nuk pati viktima të tjera veç pengmarrësit që mbeti i vdekur në vend, raportojnë mediat braziliane dhe ato botërore.
Një person i armatosur mbajti peng me dhjetëra persona në një autobus në Rio de Janeiro.
Ai kërcënoi se do ti vërë flakën mjetit, bën të ditur policia. Policia vijoi negociatat me pengmarrësin, për orë të tëra. Ai prej orëve të para të mëngjesit e mbajti peng autobusin në një urë që kishte shumë lëvizje të automjeteve.
Pengmarrësi raportohet se ishte i armatosur me një armë zjarri dhe një thikë. Kjo urë lidh periferinë e Sao Gonçalo me qendrën e qytetit të Rio de Janeiro. Të paktën 6 pengje ishin liruar prej tij para se ai të ekzekutohej.
Policia thotë se pengmarrësi i kishte hedhur benzinë autobusit dhe kërcënoi se do t’i vërë flakën. Zyrtarët thanë se pengmarrësi ka identifikuar veten si polic, por ende nuk është konfirmuar.
Ka mundësi që ai të kishte probleme psikologjike, tha një zëdhënës i policisë për TV Globo. Ndërkohë që pas negociatave ishte pozicionuar edhe një snajper për neutralizimin e tij, nëse do të ishte nevoja. Policia nuk ka mënyrë tjetër, veç ekzekutimit të tij/
/a.r