Ish-banorja e Big Brother Françeska Jaçe është fotografuar në një nga resortet më të frekuentuara në jug të vendit, në Dhërmi, duke tymosur cigare me hashash, në prani të pushuesve të tjerë familjarë.
Fotot e mbërritura ekskluzivisht në redaksinë e newsbomb.al pasditen e sotme, tregojnë ish-banoren e BB në ‘qejf’ pas thithjes së cigares, ndërsa në shezlonët pranë saj ka pasur dhe fëmijë të vegjël. Pushuesit kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj veprimit të ish-banores së Big Brother, mirëpo e pashqetësuar ajo ka vazhduar të tymosë.
Posedimi dhe përdorimi i narkotikëve është një veprim i dënueshëm nga ligji i Republikës së Shqipërisë, neni 283 me nr 8733. (NewsBomb)/ l.m