Pese kilometra katrorë vijë bregdetare zhduken, bëjnë të ditur ekspertët nga shoqatat mjedisore.
Nga San Vito në Capo d’Orlando, shikoni imazhe të disa viteve më parë dhe sot në bregdetin që po zhytet.
Në foto duket plazhi i Capo d’Orlando i gllabëruar nga erozioni që është vetëm një nga një mijë mënyra për t’i thënë një Siçilie që muaj pas muaj kthehet në det një pjesë e brigjeve që e bëjnë atë një destinacion të famshëm turistik në botë.
Sipas ambientalistëve çdo vit fundosen pesë kilometra katrorë të vijës bregdetare, dhe ndërsa Rajoni është ende duke menduar seriozisht për të ndaluar erozionin, alarmet shumohen, nga San Vito Lo Capo në Marzamemi, nga Ispica në Sciacca, etj. nga Taormina në Eraclea Minoa, shkruan La repubblica.it.
Rreziku i erozionit, për më tepër, është jashtëzakonisht i gjerë, sipas analizave, ai që është bërë para disa vitesh nga Ministria e Mjedisit, 14 përqind e bregdetit të Siçilisë është në rrezik të erozionit, ndërsa sipas ambientalistëve rreziku shqetëson edhe një plazh në tre.
(nga fotografia Claudio Reale Legambiente dhe Google Earth)
g.kosovari