Përveç investimeve për përmirësimin e rrjetit të ujit të pijshëm, ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë, ka vijuar punën për sistemin e kanalizimeve.
Gjatë këtyre ditëve të nxehta të gushtit, UKT bën të ditur se po zhvillon një investim të rëndësishëm në rrjetin e kanalizimeve tek “Rruga e Elbasanit”, duke i dhënë fund problemeve të banorëve të kësaj zone.
Mësohet se UKT ka vendosur të ndërhyjë në këtë segment, ku rrjeti i amortizuar shkaktonte vazhdimisht probleme me përmbytjet në rrugë sa herë binte shi. Grupi i punës së UKT në Bashkinë e Tiranës, po vijon punën me intensitet edhe gjatë këtyre ditëve të fundit të verës, për të shmangur njëherë e përgjithmonë problemin e vjetër, dhe për të bërë të mundur që rrjeti i ri i kanalizimeve të jetë gati për të pritur shirat e vjeshtës.
g.kosovari