Tre persona të cilët ishin në kërkim kombëtar janë arrestuar mesditën e sotme, pasi akuzohen për vjedhje me armë në Itali.
Në pranga kanë rënë B. GJ., 38 vjeç, dhe Q.A.(M), 32 vjeç dhe një grua e identifikuar me inicialet H.R., 49 vjeçe. Këta tre persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur 60.000 euro dhe një sasi bizhuterish që ndodheshin në banesën e një italiani me inicialet A.L.., dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet të vjedhur.
Dyshohet se ato janë autorë edhe të grabitjeve të tjera. Mbi ta Gjykata Rieto/Itali me vendimin e datës 25.06.2019, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Vjedhja me armë, kryer në bashkëpunim”, “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit” dhe “Mbajtja e sendeve të vjedhura”.
Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Roma po vijojnë procedurat për ekstradimin drejt Italisë të dy shtetasve të kapur dhe arrestuar nga Policia e Dibrës. /l.m