Partia Demokratike e Shkodrës ka reaguar pas gjithë situatës së ndodhur sot në konstituimin e këshillit të ri bashkiak të qytetit të cilin PD e quan ilegjitim.
Në një postim në rrjetet sociale, thuhet se policia ka kryer disa arrestime pas përplasjes që pati sot me qytetarët që mbështesnin PD.
Sipas demokratëve të Shkodrës mes të arrestuarve është edhe kryetari i forumit rinor të Partisë Demokratike, Arvit Bushati.
PD thotë se qytetarët nuk do të lejojnë veten, që të përkulen përpara kryeministrit Edi Rama.
POSTIMI I PLOTE
Shkodra, nuk iu përkul komunizmit e kurrsesi nuk do ta pranojë as përkuljen ndaj Edvin Ramës!
Protesta e sotshme ishte shprehja më e qartë e vullnetit të qytetarëve të Shkodrës,e konstituimi i këshillit ilegjitim bashkiak,asgjë tjetër veç një shfaqje e turpshme që kurrsesi nuk i ngjan një konstituimi të vërtetë,kur vendi i organizimit ndërrohet në sekondën e fundit e mbledhja organizohet me prezencën e forcave të FNSH-së. Një shfaqje qesharake brenda një celule të uzurpuar me forcë nga klika e Ramës.
Shfaqje që vazhdon me arrestimet politike njësoj si etërit e tyre,në mes të të arrestuarve edhe kryetari i forumit rinor të Partisë Demokratike, Shkodër Arvit Bushati.
Ne jemi të gatshëm të mbrojmë me çdo kusht Shkodrën nga pushtimi i Rilindasve të cilët përveç krimit e drogës nuk ndjellin kurrë asgjë të mirë.
Të gjithë bashkë për të mos pranuar që e keqja të mbysë djepin e demokracisë!
g.kosovari