Arena Kombëtare nuk do të inagurohet as në ndeshjen e 10 shtatorit që përfaqësuesja kuqezi do të luajë në eliminatoret e Europianit kundër Islandës. Edhe pse nga federata shpresohej që impianti të ishte gati për muajin shtator ky afat tani është i pamundur.
Edhe në faqen e UEFA-s ditën e sotme është bërë e ditur se sfida me Islandën do të zhvillohet në ‘Elbasan Arena’. Brenda federatës konfirmuan gjithashtu se ky lajm është i vërtetë. Më herët, ekzaktësisht më 17 qershor, vetë presidenti i federatës Armando Duka e kishte paralajmëruar diçka të tillë.
“Ne i kemi vënë objektiv kompanisë që duam të luajmë në shtator dhe vërtetë e kemi shumë të nevojshme që të luajmë në shtator në këtë stadium. Jo vetëm sepse duam ta shijojmë stadiumin e ri, duam të kemi më shumë kushte për spektarorët, por edhe se mund të arrijmë më shumë rezultat me pranijnë e shumë spektarorëve dhe amtosferën akoma më të mirë. Kështu që do të bëjmë të gjitha përpjekjet, por edhe kompania po bën të gjithçka mundet. Ka spektikë ka optimist, por nuk mund të jemi shumë të sigurtë për shtatorin.”
Kjo nuk është hera e parë që shtyhet inagurimi i stadiumit ‘Arena Kombëtare’, që në vijim pritet të marrë edhe emër tjetër. Për hapjen e dyerve të tij fillimisht ishte përmendur muaji mars, ndërsa më pas qershori, porn ë të dy rastet, pa përfshireë këtë të fundit afatet janë shtyrë.
Kompania e kontraktuar për ndërtimin e stadiumit gjithsesi vijon të jetë brenda afateve, pasi në tabelën që ndodhet në rrethimin e impiantit lexohet qartësisht se afati i fundit për mbylljen e punimeve është data 3 prill 2020. (Shqiptarja) /l.m