Tridhjetë vjet pas rënies së “Perdes së Hekurt”, kryemimistri hungarez Viktor Orban dhe kancelarja gjermane Angela Merkel takohen në Hungari për të përkujtuar heqjen e kufijve mes Evropës komuniste dhe vendeve perëndimore.
Takimi zhvillohet në Sopron, ku më 19 gusht 1989, më shumë se 600 qytatarë gjermano-lindorë, që ishin me pushime në Hungari, përfituan nga hapja e një pike të kalimit kufitar me Austrinë me rastin e një pikniku panevropian për të ikur nga Gejrmania Lindore.
Tri dekada pas heqjes së kësaj barriere të ngritur pas Luftës së Dytë Botërore, menaxhmi i kufijve evropianë ka shkaktuar, vitet e fundit, tensione të mishëruara në qëndrimet kundërshtuese të Angela Merkel e Viktor Orban, në kulmin e valës së refugjatëve në vitin 2015.
Përtej mosmarrëveshjeve politike, të dy qeveritë kanë interesa të ngushta ekonomike, Gjermania mbetet parteneri kryesor ekonomik i Hungarisë.
/a.r