Chelsea nuk ka shkuar më shumë se sa një barazim 1-1 ndaj Leicester në “Stamford Bridge”.
Duhet të ishte ndeshja e revanshit pas humbjes së thellë 4-0 ndaj Manchester United në startin e Premier League, por u kthye në makth dhe, madje, skuadra e drejtuar Rodgers, pati edhe shanset për të fituar sfidën duke shpërdoruar shumë.
Edhe pse takimi nisi në binarët e duhur për ekipin londinez, me gafën e Ndidi dhe talenti Mason Mount që realizoi gol, në pjesën e dytë, ritmi i bluve ra dhe miqtë gjetën barazimin po me Ndidi, që shlyu kështu gabimin e tij.
1 pikë në dy ndeshje dhe Superkupa e Europës e humbur. Për Lampard, akuzat nisin që tani…