Një shofer i një kamioni tip ‘Scania’ tentoi të trafikojë jashtë vendit 55.5 kilogram kanabis. 35- vjeçari M.P., u arrestua menjëherë nga Policia Kufitare pas kontrollit në portin e Durrësit.
Ndërsa një tjetër person, R.H., 52 vjeç, banues në Vlorë është shpallur në kërkim për të njëjtin rast. Droga ishte fshehur nga M.P., në pjesë të ndryshme të kamionit por Policia e pikasi pas kontrollit me qen antidrogë. Ajo ishte e vendosur në 14 pako. /l.m