Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për heshtjen e tij për dy punëtorët që humbën jetënnga shembja e skelës në qytetin e Tiranës. Kryedemokrati shkruan se ky është një tregues që Rama i urren shqiptarët dhe kjo sjellje arrogante e vërteton.
“Artisti i mashtrimit, arrogant dhe i pashpirt me shqiptarët të cilët i urren, asnjë fjalë për 2 viktimat e makutërisë mafioze në zemër të Tiranës“, shkruan Basha në Tëitter.
Nga Partia Demokratike ishin në spitalin e Traumës, Bardh Spahia dhe Gent Strazimiri.
Ditën e djeshme humbën jetën dy punëtorë, një nga skela “Syla” dhe firma “Xhimi”, e ndërsa mbetën të plagosur tre të tjerë. /l.m