Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditëne sotme në plazhin e Spillesë,
Nga informacionet e para, rreth orës 12.00, është nxjerrë nga uji në gjëndje të rëndë shtetasi Julian XHani 32 vjeç banues në fshatin Luz i Madh, bashkia Rrogozhinë.
Shtetasit J.Xh, i është dhënë ndihma e parë dhe është transportuar menjëherë në drejtim të spitalit me autoambulancë por gjatë rrugës për në spital ka ndërruar jetë.
“Rreth orës 12.00, në plazhin e Spillesë është nxjerrë nga uji në gjëndje të rëndë shtetasi J. XH.,32 vjeç banues në fshatin Luz i Madh, bashkia Rrogozhinë. Shtetasit J.Xh, i është dhënë ndihma e parë dhe është transportuar menjëherë në drejtim të spitalit me autoambulancë por gjatë rrugës për në spital ka ndërruar jetë”, bën me dije policia.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.