Një 38-vjeçar i quajtur Petrit Frroku është arrestuar nga policia pasi në një zonë të pyllëzuar në fshatin Lisen të Shkodrës kishte fshehur një sasi prej 60 kg kanabis. Po ashtu policia ka vënë në hetim edhe tre persona të tjerë për bashkëpunim në fshehjen e lëndës narkotike. Nën hetim janë vënë E. M.,A. F. dhe Z. P, të tre banues në fshatin Gomsiqe, Vau i Dejës.
Gjatë krehjes së zonës, në momentin që policia është afruar tek vendi ku u gjet lënda narkotike, Petrit Frroku ka tentuar të largohet, por është kapur nga shërbimet e policisë gjatë ndjekjes.
Frroku do të akuzohe për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
g.kosovari