Katy Perry akuzohet përsëri për ngacmim. Prezantuesja e televizionit rus Tina Kandelaki pohoi se Perry u përpoq ta puthte në një festë pa pëlqimin e saj.
“Një herë më ftuan në një festë private me Katy Perry, ku ajo, duke qenë shumë e lezetshme, më zgjodhi mua si një objekt për manifestimin e pasionit të saj”, tha Kandelaki, 43 vjeç.
“Arrita të luftoj me forcë dhe Katy menjëherë gjeti një viktimë të re për të puthur, përqafuar dhe për vallëzimet e saj të ndyra”, shtoi ajo.
Përfaqësuesit e Perry nuk kanë lëshuar ende një deklaratë në lidhje me akuzat e Kloss, por disa nga miqtë e këngëtares “Horse Dark” folën në mbrojtje të saj.
“Unë nuk do t’ju lejoj të bëni akuza të tilla kundër mikes sime”, tha Wujek në Instagram. “Ky është dëm. Katy kurrë nuk do të bënte diçka të tillë”.
g.kosovari