Piloti rus Damir Yusupov, i cili u detyrua që të bënte ulje urgjente të aeroplanit në një fushë misri afër Moskës, tha se nuk ishte aspak i frikësuar. Të premten, motorët e aeroplanit u bllokuan nga zogjtë dhe ai duhet të merrte një vendim. Zgjidhja e vetme ishte të ulej në fushën e misrit në Moskë për të shpëtuar jetën e 233 pasagjerëve në bord.
“Nuk kisha frikë. Kam bërë atë që është dashur të bëhet. Kam ruajtur aeroplanin, pasagjerët, ekipin. Unë mendoj se ai ka qenë vendimi i vetëm. Nuk mendoj se jam hero. Pashë një fushë misri dhe shpresova që të bëj një ulje të butë”, tha kapiteni për gazetarët.
41-vjeçari Damir, është cilësuar si hero pasi shpëtoi 233 pasagjerët në bord, ku vetëm njëri prej tyre është ende në spital.
Presidenti rus, Vladimir Putin i nderuoi me titullin “Heronj të Rusisë” pilotët, Damir Yusupov (Kapiteni i avionit) dhe Georgij Murzin pasi arritën të ulnin me sukses avionin A321 në një arë të mbjellë me misër, me të dy motorët fikur në afërsi të aeroportit “Zhukovskij” (rajoni i Moskës).
Anëtarët e tjerë të ekipit u nderuan me urdhër “Për Kurajo” për punën e tyre të shkëlqyer gjatë uljes urgjente.
g.kosovari
I lumte.
Heronj te tille, imponojne dashuri e respekt.
Shkolla ruse e aviacionit, model alla Valeri Çkallov, vazhdon te nxjerrë pilote te denje.
Perulem.