Dy vajza turiste po kërkohen nga autoritetet në Haëaii pasi guxuan të shkatërronin skulpturën prej rëre në hollin e hotelit.
Incidenti ndodhi më 12 gusht në Honolulu rreth orës 23:16. Videoja e regjistruar nga kamerat e hotelit tregon një vajzë që godet me jastëk skulpturën.
Pas kësaj, ajo kalon mbrojtëset e xhamit dhe prek skulpturën. Ndërkohë që shkatërron artin, shoqja e saj filmon “spektaklin” në telefon.
Nuk dihet ende përse e bënë këtë veprim, por nga pamjet duket sikur vajzat janë të dehura.
g.kosovari