Prokurori i Shtetit i Kosovës, Paulin Pashku, është shprehur i zhgënjyer pasi Ambasada amerikane i ka refuzuar një vizë për të ndjekur studime post-diplomike në një universitet në SHBA.
Lajmi është konfirmuar nga vet Pashku, ndërsa Ambasada nuk ka dhënë ndonjë arsyetim për këtë refuzim.
Pashku u mundua ta arsyetonte mosmarrjen e vizës duke thënë se “nuk kishte mjaft dëshmi se do të kthehej sërish në Kosovë”.
Por ky refuzim është i çuditshëm për të, pasi thotë se programi në të cilin aplikoi është një program që rrjedh nga bashkëpunimi i Prokurorisë me Ambasadën amerikane në Kosovë.
Kujtojmë se Ambasada amerikane është “betuar” që të mos jap viza për asnjë politikan apo zyrtar të dyshuar si të korruptuar në Kosovë, rezultat i cili ka dalë i saktë pas disa refuzimeve që u janë bërë shumë prej tyre. /l.m