Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi sot se në bashkinë e Cërrikut tashmë ka filluar puna për pastrimin dhe lirimin e hapësirave publike.
Duke publikuar fotot nga ky aksion, Balla theksoi se punët e nisura nga ana e bashkisë janë garanci për një model të ri qeverisje në këtë bashki.
“Dita e mirë, duket që në mëngjes!” – thotë populli. Edhe puna e nisur në bashkinë Cërrik, me pastrimin dhe lirimin e hapësirave publike, ri-vendosjen në punë të kanaleve vaditëse dhe atyre kulluese në ndihmë të fermerëve, është garanci për një model të ri qeverisje në këtë bashki”, tha Balla.
/a.r