Ky sezon turistik ka shënuar një tjetër viktimë. Një pushues ka humbur jetën pasditen e sotme në plazhin e Velipojës.
Mësohet se viktima është Agush Kastrati 86-vjeç nga Peja e Kosovës.
86-vjeçari është futur në det për t’u larë por ka humbur jetën si pasojë e një ataku kardiak.
/a.r