Presidenti amerikan, Donald Trump sugjeroi sot që presidenti kinez, Xi Jinping të takojë personalisht manifestuesit në Hong Kong, që sipas atij do të mundësonte që kjo krizë të rregullohej në mënyrë të butë.
“Nëse presidenti Xi takohet drejtpërdrejtë dhe personalisht me manifestuesit, do të ketë një fund të lumtur dhe pozitiv të problemeve në Hong Kong. Nuk kam asnjë dyshim për këtë!”, deklaroi presidenti amerikan në një mesazh të publikuar në profilin e tij “Twitter”.
Prej disa muajsh Hong Kongu është përfshirë nga protesta masive kundër disa ligjeve që cënojnë autonominë e vendit, ndërkohë që Kina ka dërguar forca rendi pranë kufirit me Hong Kongun. /l.m