Një atentat ndaj dy shtetasve shqiptarëve është regjistruar mbrëmjen e së martës (13 gushtit) në Meinestraße në rrethin Wolfsburg Vorsfelde.
Sikurse raporton “Bild” si pasojë e atentatit një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.
Një nga viktimat është është i riu shqiptar Kiedi Pasha, shkruan shqiptarja.com. Zëdhënësi i policisë Sven-Marco Claus në një prononcim për medien gjermane u shpreh: “Viktimat u gjakosen shumë, të dy janë shqiptarë dhe nuk kishin leje qëdrimi në Wolfsburg”.
Menjëherë pas atentatit shqiptarët janë transportuar në spital. Njeri prej tyre për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë në klinikën Braunschweig, ndërsa tjetri vijon të marrë ende ndihmën e mjekëve në spitalin e Wolfsburg
Një dëshmitarët që kishte parë të gjithë skenën ka thënë: “burrat u qëlluan nga një veturë që po kalonte, ndërsa ata po ecnin në trotuar. E kam dëgjuar të godasë gjashtë herë!”, raportojnë mediat gjermane.
Grupet e hetimit që shkuan në vendngjarje janë duke vijuar edhe më tej hetimet për zbardhjen e plotë.
Deri më tani nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes së rëndë ndërsa hetuesit kanë nisur grumbullimin e provave.
g.kosovari