Roja bregdetare në Durrës ka arritur të shpëtojë 7 turistë italianë. Turistët dhanë alarmin sos 5 milje larg portit të Durrësit, pasi jahti i tyre pësoi fikje të motorit për shkak të motit, i cili u shoqërua me erë dhe furtunë.
Pas incidentit në mes të detit, shtatë turistët italianë kërkuan menjëherë ndihmën e kapitenerisë së Durrësit, ndërsa falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionalizmit të treguar, gjithçka nga ky operacion shpëtimi përfundoi pa pasoja.
Kapiteni Taulant Allka tha se strukturat portuale janë angazhuar në kohë dhe falë ndihmës së shpejtë, jahti me shtatë turistët italianë është ankoruar në breg, ndërsa raportohet se gjendja shëndetësore e tyre është e mirë. l.m