Albin Kurit dhe Isa Mustafa kanë zhvilluar një takim ‘kokë me kokë’ mëngjesin e sotshëm.
Ndonëse pas këtij takimi asnjëri prej tyre nuk u deklaruan për medie, është Kurti ai i cili ka treguar se çfarë ka ndodhur në këtë takim përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.
Kurti ka thënë se me Mustafën kanë biseduar për situatën aktuale politike dhe se janë dakorduar që të dyja grupet parlamentare LDK dhe Vetëvendosje, më 22 gusht do të jenë në përbërje të plotë për ta shpërndarë Kuvendin e për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të reja demokratike.
Ky është postimi i plotë i Kurtit:
Ky ishte takimi i parë me Prof. Isa Mustafën pas rizgjedhjes së tij kryetar i LDK-së.
I urova punë të mbarë dhe shëndet.
Biseduam për situatën politike në vend dhe gjendjen e rëndë ekonomike, për nevojën e daljes nga kriza dhe të vendosjes së shtetit në binarët e zhvillimit.
Me 22 gusht dy grupet tona parlamentare do të jenë në përbërje të plotë për ta shpërndarë Kuvendin e për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të reja demokratike.
Konstatuam që tashmë shpresa po rikthehet te qytetarët, për një të ardhme me drejtësi e përparim./orainfo
g.kosovari