Arrestohet Kristaq Leci i akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen e komisarit Artan Cuku.
Mësohet se ai është arrestuar në Greqi.
Komisari Artan Cuku u vra në hyrje të pallatit të tij më 8 prill të vitit 2018.
Arrestimi i 30 vjeçarit është bërë dje pasdite në Athinë. Lajmi konfirmohet nga policia greke sot.
Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 10 vite burg ekzekutorin Mikel Shallari pasi u bë bashkëpunëtor i drejtësisë duke ndihmuar në zbardhjen e motivit të krimit, kush ishin porositësit, ndërmjetësit.
Nga rrëfimi i Shallarit u mësua se Kristaq Leci kishte luajtur rolin e ndërmjetësit ndërsa porositësi i krimit ishte Bledar Jambelli. Ky i fundit vijon të jetë në kërkim.
Mikel Shallari, Kristaq Leci, Bledar Jambelli
Pendimi i Mikel Shallarit
Sipas Shallarit për këtë vrasje atij i ishin premtuar 20 mijë euro dhe shkak mendohet se është hakmarrja e Jambellit pasi Artan Cuku kur drejtonte policinë e Vlorës, e kishte arresuar si të dyshuar për vrasjen e shtetasit Amarildo Delaj.
Jambelli, arrestimin e tij e quante të padrejtë të nxitur nga persona të tjerë. Ky ishte motivi për të cilin ai kishte vendosur ta vriste viktimën Artan Cuku. Fillimisht Shallari mohoi përfshirjen e tij në krim por më pas më 12 qershor 2017 ai shprehu vullnetin të bashkëpunojë me drejtësinë dhe firmosi marrëveshjen e bashkëpunimit me prokurorin.
Sipas dëshmisë Shallarit, plani i vrasjes u thur për 10 ditë me porosi të organizatorit Bledar Jambelli, dhe më pas i pandehuri, me ndihmën e Kristaq Lecit, vëzhguan territorin rreth banesës së komisarit dhe e ruajtën për të gjetur rastin e volitshëm për ta vrarë.
Ditën e atentatit më 8 prill 2017 ndërsa viktima po kthehej në banesë, Shallari po e priste para pallatit. Në vendngjarje ai shoqërohej nga Kristaq Leci, i cili e priste tek fusha pranë pallatit dhe e orientonte në distancë me anë të sms-ve.
Pasi Artan Cuku u shfaq dhe u fut në një minimarket, në katin e parë të pallatit, Mikel Shallari u pozicionua tek shkallët në pjesën e brendshme të hyrjes. Me tu shfaqur komisari ai e qëlloi me të dyja armët njëherësh. Artan Cuku mbijetoi dhe tentoi të hynte në ashensor ndërsa i pandehuri iu vu pas dhe e qëlloi edhe aty.
Më pas provohet se viktima doli nga ashensori duke tentuar të përleshej fizikisht me autorin, por i pandehuri e qëlloi përsëri duke i dhënë goditjen fatale në pjesën e kokës. Pas krimit Mikel Shallari u largua sipas intinerarit të paramenduar. Tek sheshi Wilson prenotoi një taksi e cila e çoi pranë Astirit në Unazën e Re” ku e kishin lënë të takoheshin me bashkëautorët Jambelli dhe Leci.
Pas krimit mendohet se Bledar Jambelli dhe Leci janë larguar nga Shqipëria, ndërsa arrestimi i Mikel Shallarit u bë pas ekspertizes se ADN-se dhe kamerave të sigurisë.
Ish-Komisar Artan Cuku
g.kosovari