Në momentin e vrasjes së Armando Gjinit, i cili në Rrëshen njihej si Tonin, ka qenë në makinë me djalin e tij, ndërsa bashkëshortja dhe vajza kishin zbritur për të blerë diçka në një dyqan.
Këto detaje i tregojnë dëshmitarë të cilët kanë parë ekzekutimin e 48 vjeçarit mu përpara trotuarit të katedrales së Rrëshenit mesditën e 12 gushtit 2019.
Në një moment një fuoristradë me xhama të zinj është afruar dhe ka qëlluar me breshëri plumbash.
Xhamat anësorë të makinës janë dëmtuar nga plumbat, të cilat nuk kanë kapur djalin e viktimës.
Gjini është dërguar menjëherë në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve.
Pas ngjarjes u ngritën postblloqe, ndërsa në urën e rrëshenit u gjet një automjet i djegur, si dhe një kallashnikov që dyshohet se i përkisnin autorëve.
Dyshimet për vrasjen janë për konflikte në trafikun e drogërave. (Tema)