Felipe Melo ka luajtur për disa skuadra të njohura në Europë, si Fiorentina, Juventusi, Galatasarai, Inter, dhe Almeria, ndërsa prej dy sezonesh aktivizohet me brazilianët e Palmeiras.
Mesfushori njihet për agresivitetin e tij në fushën e lojës, teksa e kemi parë shumë herë me ndërhyrje të rrezikshme gjatë ndeshjeve. Diçka të tillë ishim mësuar ta shohim shpesh tek skuadrat që ai ka luajtur në Europë, por mesa duket 36-vjeçari vazhdon të jetë i njëjtë edhe në kampionatin brazilian. Ditën e djeshme gjatë ndeshjes Palmeiras-Bahia, mesfushori ka bërë një ndërhyrje tjetër të rrezikshme ndaj kundërshtarit.
Gjatë një dyluftimi në ajër, Melo ka goditur me bërryl kundërshtarin, dhe e përplasi atë menjëherë përtokë. Pas kësaj braziliani u ndëshkua menjëherë me karton të kuq nga arbitri, për atë ndërhyrje të bërë. Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:
g.kosovari