Një aksident me pasojë plagosjen e një personi është regjistruar pasditen e sotme në Kryebushat të Shkodrës.
Siç shihet dhe nga pamjet në video, një automjet është përplasur te kryqëzimi me një motor.
Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, i cili është transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për aksidentin.
g.kosovari