Valdrin Pjetri, kryebashkiaku i dale nga votimet e 30 qershorit, ne Shkoder, ka reaguar sot, pas morise te parullave qe kishin mbushur ne mengjes qytetin, me thirrje e akuza kunder tij.
Me nje shenim ne faqen e tij ne rrejtoin social “Facebook”, ai thekson se “traktet e shpërndara natën nëpër Shkodër, organizuar nga 4-5 persona, nuk përfaqësojnë interesat e qytetarëve shkodranë dhe as interesat e demokratëve të ndershëm shkodranë”.
Teksa thote se “Valdrin Pjetri nuk eshte e keqja e Shkodres”, ai shprehet i sigurt se “Dite me te mira do te vijne per Shkodren dhe banoret e saj” e nderkohe qe ” qente le te lehin, karvani ecen perpara”.
Reagimi i Valdrin Pjetrit
Traktet e shpërndara natën nëpër Shkodër, organizuar nga 4-5 persona, nuk përfaqësojnë interesat e qytetarëve shkodranë dhe as interesat e demokratëve të ndershëm shkodranë.
Thjesht duan të largojnë vëmendjen nga abuzimet shumë vjeçare të bëra në Bashkinë Shkodër, dhe nuk e ndryshojnë dot faktin se pas një jave ky abuzim do përfundojë njëherë e mirë.
Valdrin Pjetri nuk është e keqja e Shkodrës. Nuk është ai që ka abuzuar dhe ka shpërdoruar pafund fonde publike. Valdrin Pjetri nuk është shkaktar i gjendjes së mjerueshme, ku gjendet qyteti i Shkodrës sot.
Në pak muaj të gjithë banorët e Shkodrës do shikojnë realitetin ndryshe, të një qyteti që do administrohet dhe menaxhohet me përkushtim dhe devotshmëri.
Qentë le të lehin, karvani ecën perpara.
Ditë më të mira do vijnë për Shkodrën dhe banorët e saj.
g.kosovari
Ec perpara mos caj koken, kto jane si letrat
anonime qe shkruanin dikur spiunet per te demtuar te ndershmit.