Një tjetër ngjarje e rëndë raportohet të jetë shënuar sot në vend. Pas vrasjes së 23-vjeçarit në Fier, një tjetër shtetas është ekzekutuar në Mirditë.
Mësohet se viktima është Tonin Gjini (A. Gjini), 48 vjeç. Ai është vrarë në qendër të qytetit të Rrëshenit. Gjinit i është vendosur eksploziv në automjet pak muaj më parë.
Policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendin e ngjarjes ndërsa nuk raportohen ende detaje.
Njoftimi paraprak i policisë:
Në qytet Rrëshen, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi A.Gj. vjeç 48, banues në Rrëshen.
Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zones me qëllim kapjen e autorit.
/a.r