Nga Ilir Metaj
Krahas lirimit te plazheve publike, duhet vazhduar patjeter me zbythjen e kokecepave qe kane shnderruar siperfaqet publike, ne parkime private!
Ne gjithe vijen bregdetare jugore, situata eshte mëse acaruese!
Disa pyetje naive, qe kerkojne pergjigje te thjeshta jane:
1- Sa te ardhura humbasin bashkite e jugut nga mosmenaxhimi i parkimeve pergjate gjithe vijes bregdetare, nderkohe qe keto te ardhura perfundojne ne xhepa kokecepash te caktuar, qe ligjin e shkelin me kembe ne mes te dites?
2.Bashkite qe thjesht bejne sehir kur kokecepat anonime abuzojne me pronen publike, jane te korruptuara, te paapafta, apo te dyja bashke?
3.Sa te ardhura humbet buxheti i shtetit, kur keta perdhunues te prones publike, nuk kane as licence per ushtrim aktiviteti, nuk paguajne asnje takse dhe nuk shtypin as gabimisht ndonje kupon tatimor?
4.A e kane luksin bashkite e jugut, te indiferentojne te ardhurat nga menaxhimi i parkimeve ( sikurse ne gjithe Europen), sidomos ne sezonin turistik veror?
Menaxhimi i parkimeve nga bashkite (sikurse cdo prone publike), pervec te tjerave, nuk lejon abuzime cmimesh, ofron standard te pranueshem dhe krijon imazh rregulli!
P.S. Kur them kokecepa, nuk e kam te forma e kafkes. E kam te permbajtja e saj.
O Ilir, ata specialistët e varu lart të Terbacit, pse i dhanë lejet pa parkime, për të kërkuar lek tani!!?