Kryeministri Rama mëngjesin e kësaj të hëne e ka nisur me një kafe buzë detit. Në rrjetet sociale ka shpërndarë edhe një foto ku fshihet një kafe, kapelja prej kashte dhe sigurisht kuponi tatimor.
Kujtojmë se prej kohësh në zonën e bregdetit, por jo vetëm, është shtirë një aksion anti-informaliteti ku janë liruar mijëra metra plazhe publike dhe janë bllokuar e gjobitur biznese që shkelnin ligjin dhe bënin evazion fiskal.
Rama ka vijuar të theksojë se kushdo që del kundër ligjit do të ndëshkohet dhe toleranca ndaj bizneseve që kryejnë evazion do të jetë zero. Ndërkohë diçka tjetër që vihet re në kuponin që Rama ka publikuar janë çmimet e favorshme në lokalin ku ai po shijon kafen.
Në faturë janë të shënuara dy kafe dhe dy ujë, konkretisht kafeja kushton 80 lek ndërsa uji i vogël 70 lekë.
/a.r